18:46 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Milani ka një njoftim të rëndësishëm për Bonaventurën

Operimi i Giacomo Bonaventurës është kryer me sukses.

Ac Milan përmes një njoftimi ka bërë të ditur se operimi i mesfushorit italian është kryer me sukses.

Bonaventura i është nënshtruar një operimi në gju në Pittsbrough të Pensilvanisë nga kirurgët Volker Musahl dhe Freddie Fu.

29 vjeçari do të jetë jashtë fushave për rreth tetë apo nëntë muaj. /IndeksOnline/