22:48 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / C E

Milani me fitore të rehatshme ndaj Frosinones

Milani ka shënuar fitore ndaj Frosinones, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Luka Joviq, në minutën e 43’, me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, portieri i kuqezinjve e shërben mirë Christian Pulishiqin, i cili realizon golin e dytë.

Për golin e tretë u përkujdes Fikayo Tomori, në minutën e 74’, i cili thuajse vulosi fitoren e ekipit vendas.

Frosinone krejt çka bëri është goli i nderit, me anë të Marco Brescianinit, në minutën e 82’.

Milani pas fitores mbetet në vendin e tretë me 29 pikë të grumbulluara, teksa Frosinone renditet në pozitën e 11-të me 18 sosh.