17:33 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / Gj. Sh

Milani merr një lajm të mirë para ndeshjes me Juventusin

Skuadra e Milanit ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Juventusin.

Sky Sport raporton se mbrojtësi Theo Hernandez, sot është rikthyer në stervitje, transmeton IndeksOnline.

Francezi raportohet se do të jetë i gatshëm të luaj kundër Juventusit në ndeshjen e cila luhet ditën e shtunë.

Hernandez ka munguar në ndeshjet e fundit për Milanit si pasojë e një lëndimi.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin Stefano Pioli i cili po përballet me mungesa të shumta./IndeksOnline/