22:47 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017

Milani në çerekfinale, e pret derbi me Interin (Video)

Skuadra e Milanit pa problem ka kaluar në çerekfinale të Coppa Italia, duke mposhtur në “San Siro” skuadrën e Hellas Veronas me rezultat 3:0.

Golat për milanezët i shënuan Susso, Romagnoli dhe Cutrone.

Milan bëhet skuadra e tretë që kalon në çerekfinale të Coppa Italia, pas Interit dhe Fiorentinas. Ndërsa në çerekfinale do të takohet me Interin./IndeksOnline/

 

Mos i humb