22:25 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Milani nuk e shfrytëzon gabimin e Lazios, ndalet nga Bologna

Milani nuk ka mundur të nxjerrë më shumë se një pikë në ndeshjen e Serie A kundër Bolognas.

Rosonerët barazuan pa gola në një ndeshje ku tre pikët ishin të nevojshme për të siguruar vendin e katërt, shkruan Indeksonline.

Skuadra e Gattusos madje për disa minuta luajti edhe me 10 futbollist pas ndëshkimit me të kuq të Bakayoko.

Me këtë barazim, Milani është në pozitën e katërt me 27 pikë, pesë më pak se Inter dhe dy më shumë se Lazio. /IndeksOnline/