20:43 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / A. A

Milani nxjerr shpirtin ‘kuqezi’, fiton me përmbysje dhe kualifikohet tutje

Milani ka bërë rikthim të madh në lojë duke mposhtur Celticun 4-2.

Në fakt skocezët ishin në avantazh prej dy golave në pjesën e parë me golat e Rogic dhe Edouard, por ‘rosonerët’ u rikthyen duke shënuar 4 herë me Calhanoglu, Castillejo, Hauge dhe Diaz.

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç nuk u aktivizua për shkak të lëndimit.

Skuadra e Stefano Piolit me këtë fitore e siguron plasmanin në fazën e eliminimit të Ligës së Evropës.

/Indeksonline/