14:20 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / Gj. Sh

Milani synon transferimin e 18-vjeçarit nga Aston Villa

Skuadra e Milanit ka nisur kontaktet me skuadren e Aston Villa për transferimin e talentit Carney Chukwuemeka.

“Calciomercato” raporton se “Rossonerët” janë në bisedime me agjentet e futbollistit, dhe ai do të jetë objektivi kryesor nëse dështon transferimi i Renato Sanchesit, transmeton Indeksonline.

Chukwuemeka njihet për forcën fizike që ka dhe është mbresëlënës në duelet një-në-një dhe ka aftësi të madhe për të shënuar gola dhe asistime.

Ai me lëvizjet që bën në fushë nga shumë analistë vlersohet si Pogba i ri.

Carney Chukwuemeka ka prejardhje nga Nigeria, teksa ka lindur në Eisenstadt të Austrisë – por ai deri më tani ka përfaqësuar Kombëtaren e Anglisë, në grupmoshat U17, U18 dhe U19./Indeksonline/