22:39 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

Milani zyrtarizion vazhdimin e kontratave të dy futbollistëve

Pasi  zyrtarizimit për vazhdimin e kontratave për Maldinin e Massara, klubi Italian Milan ka zyrtarizuar edhe kontratat e reja për dy futbollistë, raporton Indeksonline.

Portieri Antonio Mirante, ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2023.

Milani po ashtu ka zyrtarizuar blerjen e përhershme të mbrojtësit të djathtë Alessandro Florenzi nga Roma.

‘’AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Alessandro Florenzi i është bashkuar klubit në baza të përhershme nga AS Roma. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë me kuqezinjtë që zgjat deri më 30 qershor 2025.’’, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Indeksonline,

Italiani ishte i huazuar te Milani gjatë sezonit të fundit, ku luajti 30 ndeshje me fanellën kuq e zi dhe shënoi dy gola./Indeksonline/