14:48 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Milano,digjet pallati 8- katësh, dy të vdekur

Dy persona humbën jetën pasi një zjarr i madh përfshiu një pallat 8-katësh në provincën e Milanos.  Viktimat ishin të moshës 52 dhe 80 vjeç.

Rreth 24 persona u përfshinë në këtë aksident.  Shtatë persona u dërguan në dhomën e urgjencës.

Në pallat jetonte edhe një person me aftësi të kufizuara, i cili nuk  kishte nevojë për transport në spital. 

Flakët nisën nga një apartament në katin e tretë, ku jetonin katër persona. Shtatë autoambulanca ndërhynë në vend. Karabinierët dhe zjarrfikësit erdhën gjithashtu me ekipe të ndryshme.

Ndërkohë  familjet që jetonin në pallat janë evakuuar në një palestër ngjitur.