19:59 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Milano shndërrohet në spital, ylli i ekipit jashtë fushave për dy muaj

Lëndimet për ekipin e Milanos nuk kanë të ndalur.  Para ndeshjes me Juventusin, Milano ka marrë një lajm të keq.

Mbrojtësi Mateo Musacchio do të jetë jashtë fushave për dy muaj për shkak të lëndimit në gju, kanë konfirmuar klubi ‘kuq e zi’, transmeton Indeksonline.

Milano është në krizë të lëndimeve. Përveç Mateos kundër Juventusit do të mungojë edhe Bonaventura, Kessie, Caldara, Calabria, Higuain, Biglia dhe Strinic.

Derbi mes Milanos dhe Juventusit do të luhet të dielën në ‘San Siro’ nga ora 20:30./Indeksonline/