16:22 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Milazim Krasniqi për liberalizimin e vizave: Të mos shohim ëndrra se do të bëhet mirë, pa punuar fort

Pas lajmit që Franca nuk do t’i heq vizat derisa Republika e Kosovës të përmbushë kushtin për sundimin e ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka reaguar profesori universitar Milazim Krasniqi.

Ai përmes një postimi ka thënë se kosovarëve u mbetet të mos shohim ëndrra se do të bëhet mirë, pa punuar fort, që të bëhet mirë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa shtoi se vetëm forcimi i Kosovës nga brenda dhe bashkerëndimi si komb shqiptar, mund ta na hapin rrugët e integrimit dhe të daljes nga izolimi evropian.

Postimi i plotë:

Franca e ka ribërë të qartë se nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën. (BE as që e njeh Kosovën si shtet.) Serbia e ka bërë të qartë se nuk ka negociata/marrëveshje, pasi shkon në zgjedhje në mars/prill 2020. Çka na mbetet? Na mbetet të mos shohim ëndrra se do të bëhet mirë, pa punuar fort, që të bëhet mirë. Vetëm forcimi i Kosovës nga brenda dhe bashkerëndimi si komb shqiptar, mund ta na hapin rrugët e integrimit dhe të daljes nga izolimi evropian dhe nga presioni dhe kushtëzimi serb e rus. Çdo qasje tjetër, e kujtdo qoftë, është vetëm populizëm primitiv dhe mashtrim. Pra, kemi përpara një vetmi të gjatë, të cilën nuk mund ta përballojmë duke qitë fall a duke pjekur qiqrra në hell. (Ka vite që ua përsërisë këtë gjë, shype!)