16:00 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Miley Cyrus nga rebele në një princeshë (Foto)

Lirisht mund të themi që befasia e edicionit të 60-të të Grammy Awards ishte këngëtarja Miley Cyrus.
Këngëtarja ka befasuar të gjithë me paraqitjen e saj, si në tapetin e kuq ashtu edhe gjatë perfomancës, shkruan Indeksonline.


Derisa edicioneve të kaluara ajo shfaqej thuajse e zhveshur, ndërsa në skenë dilte edhe me hashash, të dielën mbrëma ajo erdhi si një princeshë.

Madje veshja e parë e Miley-t hyri u konsiderua si ndër më të mirat të këtij edicioni.

E më pas ajo u paraqit edhe me një fustan të kuq prej princesheje.
Miley siç duket ka mbledhur mend, nga një rebele tani është kthyer në një princeshë./Indeksonline/

Temat: