15:19 / E Hënë, 28 Mars 2022 / B O

Miliarda euro, ja sa i ka kushtuar Zelenskyt lufta me Putinin

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës i ka kushtuar qeverisë ukrainase deri më tani 429.3 miliardë euro, për sa i përket dëmtimit të infrastrukturës, humbjes së rritjes ekonomike dhe faktorëve të tjerë.

Kjo shumë u konfirmua më herët nga vetë ministri i ekonomisë së Ukrainës. Sipas kësaj deklarate mësohet se lufta ka shkatërruar 4,970 milje rrugë dhe 10 milionë metra katrorë banesa.

Rusia vazhdon të thotë se po kryen një “operacion special ushtarak” në Ukrainë me qëllim të çmilitarizimit të vendit.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë thënë se ky tregim është një justifikim për një pushtim të paprovokuar.