14:02 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Miliarderi i njohur arab i interesuar të investojë në Kosovë

Themeluesi i BM Holding, Muhamed Al Barëani ndodhet në Kosovë.

Njëri nga 50 miliarderët më të pasur në botën arabe është takuar me ministrin Lluka pasi kishte shprehur interesin e tij për të investuar në Kosovë.

“Sot kam pritur në takim investitiorin, miliarderin dhe themeluesin e BM Holding, z. Muhamed Al Barëani, i cili u interesua që të investojë në sektorin minerar dhe të teknologjisë informative në Kosovës. Z. Al Barëan vjen nga Omani dhe është një ndër 50 personat më të pasur në botën arabe dhe ka në pronësi shumë biznese në sektorin minerar, në prodhimin dhe përpunimin e naftës e gazit dhe në prodhimin e jahteve.

E informova atë rreth mundësive të investimit në sektorin minerar të vendit tonë, duke i treguar që Kosova është shumë e pasur në plumb, zink, krom, boksite dhe nikel. Poashtu, z. Al Barëani, ia prezantova edhe 11 zonat me interes të veçantë minerar dhe minierën e Trepçës, e cila ka 88 minerale të ndryshme dhe është miniera më e pasur në Evropë me plumb dhe zink.

Në fund, si kujtim nga Kosova, z. Al Barëani i dhurova librin e kristaleve dhe mineraleve të Kosovës” shkruan ministri Lluka në njoftim.