07:16 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Miliona euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë

Ministri i Financave Bedri Hamza bashkë me drejtoreshën për Eksport në UniCredit Bank Austria AG, Sabina Eder do të nënshkruajnë  marrëveshjen për kredi me vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në komunën e Podujevës, transmeton Indeksonline.

Takimi mes dyshes dhe nënshkrimi i marrëveshjes mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe nis nga ora 15:00./Indeksonline/