23:07 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / MSH

Milot Rashica: FFK na ka plotësuar të gjitha kushtet, asgjë bash asgjë nuk na mungon

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Milot Rashica, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Oxygen’ te Besim Dina.

Anëtari i Galatasaray, në këtë emision e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë Federatën e futbollit të Kosovës duke thënë, që ata u plotësojnē të gjitha kushtet.

‘Në fillim kur kam pranuar me luajtur për Kosovën, kushtet nuk kanë qenē mirë. Por tani gjithçka është fantastike. Duke u nisur nga garderoba, akomdimi nē super-hotele dhe transporti me aeroplan privat. Pra nuk na mungon bash asgjë’ tha Rashica.

Kujtojmë që Rashica është një nga lojtarët më të mirë të kombëtarës së Kosovës.