20:27 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Miloti s’o kërkah, nuk shënon as kundër Regensburgut

Milot Rashica është duke kaluar momente të këqija te skuadra e Werder Bremen.

Klubi gjerman arriti fitore minimale 1 me 0 kundër ekipit që bën gara në Bundesliga 2, Regensburg, shkruan IndeksOnline

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Osako, në minutën e 52’të.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica luajti deri në minutën e 73’të, por s’dhuroi asgjë për ekipin e tij.

Rashia s’ka shënuar gol ende në vitin 2021. Madje goli i tij i fundit u shënua në miqësore – kundër St. Pauli më 29 gusht, 2020.

Kujtojmë që me fitore ekipi i Werder Bremen ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. Në këtë raund ata do të luajnë kundër RB Leipzig./IndeksOnline/