21:07 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Miloti vjen në Prishtinë i shoqëruar nga Belkizja

Milot Rashica ka arritur të hënën pasdite në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ai është shoqëruar nga bashkëshortja, Belkiz Kera.

22 vjeçari luajti në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbach të dielën në Bundesligë me Werder Bremen, për këtë arsye mungoi në stërvitjen e parë të Kosovës.

Rashica do t’i bashkohet shokëve të tij sonte, ndërsa nesër do të dalë në stërvitjen e radhës që zhvillohet nga ora 18:00.

/Indeksonline/