08:54 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Milwaukee Bucks në finale në konferencën e lindjes, fiton edhe Golden State

Miwauke Bucks ka siguruar finalen e play-off në konferencën e lindjes pasi realizoi fitoren e katërt kundër Boston.

Bucks triumfuan me rezultat 116-91 për tu bërë skuadra e parë që arrin në finale.

Basketbollisti më i mirë në parket ishte greku Antetokonmpo me 20 pikë e tetë kërcime, shkruan Indeksonline.

Në finale ata do të takohen me fituesin e ndeshjes Philadelphia 76ers dhe Toronto Rapids.

Në perëndim Golden State ka kaluar në epërsi (3-2) pasi ka mposhtur Houston Rockets me rezultat 104-99.

Rockets nuk i mjaftuan 31 pikët e Harden që ishte më i miri në parket. Te Warriors më të dalluarit ishin Thompson me 27 pikë dje një asistim dhe Curry me 25 pikë e pesë asistime. /IndeksOnline/