Mimoza Kusari, ia kujton Kryeministrit afatin 90 ditësh për heqjen e vizave
Mimoza Kusari Lila është treguar e ashpër ndaj Qeverisë Haradinaj. Në fjalimin e saj ku po diskutohet plani qeverisës, ajo ia kujtoi Ramush Haradinajt duke e cituar fjalë për fjalë premtimin që e ka bërë ai, para se të vijë në Qeveri.
Tregon se si Haradinaj ishte zotuar se kosovarët do të lëvizin pa viza vetëm pas 90 ditësh.
Kusari Lila madje akuzoi Haradinajn edhe për numrin e madh të zëvendësministrave e po ashtu edhe për numrin e fryrë të listës së veteranëve.