Mina i “kërset” Realit në minutat e fundit, se lë të fitoj

Real Madrid nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në sfidën kundër Celta Vigos.
Mbretërit barazuan me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së 24-të të La Ligas, shkruan Indeksonline.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Smolov në minutën e shtatë.
Rezultatin e barazoi Toni Kroos në minutën e 52-të.
Reali kaloi në epërsi në minutën e 65-të me golin e Sergio Ramos nga penalltia.
Tri pikët nga dora Realit ia rrëmbeu Santi Mina dy minuta para fundit të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Reali mbetet në vendin e parë me 53 pikë, një më shumë se Barca ndërsa Celta Vigo është në vendin e 17-të me 21 pikë. /IndeksOnline/