20:21 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Ministër legal në Prishtinë, kryetar ilegal në Zveçan (Video)

Legal në Prishtinë e ilegal në Zveçan. Ky është rasti i Ivan Todosijeviqit.

Të parin post e ka si ministër i pushtetit lokal nën Sistemin e Kosovës, kurse në atë të Serbisë, tash e sa vite kryen detyrën e të parit të Komunës së vogël që funksionon me rregullat e Beogradit.

Në fund të muajit shkurt, Todosijeviq që është pjesë e Listës serbe, u pa duke pranuar donacione nga Beogradi, si shef i pushtetit lokal që punon me sistemin serb.

Postin që ai e mban në Zveçan e shfaq dhe faqja zyrtare e asaj që serbët e quajn Organi i Përkohshëm Qeverisës për komunën në veri të shtetit kosovar.