07:00 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministrat, Hamza, Hoxha dhe Tahiri raportojnë para Komisioneve parlamentare

Ministri i Financave, Bedri Hamza, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raportojnë sot para Komisioneve parlamentare përkatëse.

Ministri i Financave, Bedri Hamaza raporton para Komisioni për Buxhet dhe Financa lidhur me Shpenzimet e Paparashikuara për vitin 2018.

Ndërkaq Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raportojnë para Komisionit për Integrime Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.