07:10 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministrat Sefaj e Lluka raportojnë para komisioneve parlamentare

Dy nga ministrat e kabinetit qeveritar të Haradinajt, ai i Punëve të Brendshme dhe ai i Zhvillimit Ekonomik do të raportojnë sot para komisioneve parlamentare.

– Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00), shkruan Indeksonline.

– Ministri i Zhvillimi ekomomik, Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00). /Indeksonline/