20:06 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministrat shqiptarë të Maqedonisë takojnë Hasanin

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, ka pritur në një takim Avdullah Hasanin, Koordinatorin Nacional për Gjeneratën e Re në Kabinetin e Kryeministrit të Kosovës.

Në këtë takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin e të rinjve nga Maqedonia dhe Republika e Kosovës.

Koordinatori Hasani është shprehur se “Po t’i studiojmë të kaluarën dhe të sotmen e proceseve politike dhe shtetërore në rajon, pa dyshim se do të shohim që roli i rinisë në ndryshimin pozitiv të rrethanave të përgjithshme jo vetëm që ka qenë i madh, por shpeshherë, ka qenë edhe më i fuqishmi dhe prijës, prandaj ju, drejtuesit e vendeve tona duhet ta çmoni kreativitetin e gjeneratës së re”.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani ka shprehur gatishmërinë e madhe të shkëmbimit të studentëve dhe përvojave mes të rinjve të Kosovës dhe të Maqedonisë për ç’gjë ka ofruar mbështetjen e tij të parezervë.

Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re në Kabinetin e Kryeministrit të Kosovës ka takuar edhe Ministrin e Ambientit, Sadullah Duraku, ndërsa së fundi ka publikuar foto edhe me Ministrin Arber Ademi i cili më parë ka ushtruar detyrën e zv/kryeministër.