19:13 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Ministri Bytyqi në takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland me bashkëpunëtorë. Ai ka treguar se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit.

Bytyqi nder të tjera ka theksuar se me zëvendëspresidentin Wieland, kanë diskutuar edhe për programin “Erasmus +” dhe mundësinë e qasjes sa më të madhe në këtë program.

Ky është postimi i plotë në Facebook i Ministrit Bytyqi:

Sot, prita në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland me bashkëpunëtorë, me të cilët bisedova për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit.

Gjatë këtij takimi, biseduam edhe për vazhdimin e implementimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për mobilitetet e nxënësve dhe mësimdhënësve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Falënderova shtetin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme në përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit të arsimit në Kosovë, dhe theksova kontributin e çmuar të GIZ-it gjerman.

Me zëvendëspresidentin Wieland, kemi diskutuar edhe për programin “Erasmus +” dhe mundësinë e qasjes sa më të madhe në këtë program. Rreth kësaj, theksova se në fillim të muajit qershor të këtij viti do të nënshkruajmë marrëveshjen rreth programeve të “Erasmus +”.

Bashkëbiseduam edhe për zhvillimet në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, ku theksova se vitin 2018 e kemi shpallë si vit nacional për arsimin dhe aftësimin profesional. Tashmë jemi në fazën fillestare të hartimit të një Strategjie për arsimin profesional, dhe për këtë jemi duke diskutuar dhe duke parë përvojat dhe modelet më të mira ndërkombëtare.