12:14 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Bytyqi takohet me zyrtarin e BB-së, flasin për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka pritur sot në takim Joel Reyes, specialist i arsimit të lartë dhe zhvillimit institucional në Bankën Botërore, me të cilin ka biseduar rreth zbatimit të projektit ESIP, që ka për qëllim përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

“Falënderova Bankën Botërore për përkrahjen e vazhdueshme në arsim dhe përmenda faktin se tashmë MAShT ka filluar me procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM), që është edhe njëra nga komponentet e projektit”, ka thënë Bytyqi.

Gjatë takimit me Reyes, ministri theksoi rëndësinë që ka matja e performancës së mësimdhënësve për ngritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar dhe kërkoi përkrahjen e Bankës Botërore edhe në implementimin e komponentave tjerë, që janë po ashtu të rëndësishme, si dhe premtoi angazhim të shtuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.