14:41 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Ministri Damka viziton Gjilanin, ofron mbështetje për realizim të projekteve në të mirë të qytetarëve

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku nënkryetarin për komunitete, Kadir Hysesin, drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci dhe shefen e Kabinetit,

Arbenita Sopi Haziri, kanë pritur sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Në këtë takim u diskutua për projektet që janë duke u realizuar dhe ato që do të realizohen në vazhdimësi.

Ministri Damka me këtë rast ka shfaqur zotimin për mbështetje të vazhdueshme për projektet e Gjilanit.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, ka falënderuar ministrin e Zhvillimit Rajonal për vizitën dhe mbështetjen e ofruar për Gjilanin në realizimin e projekteve për të mirë të qytetarëve.