12:59 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Gashi: Ky është qëllimi pse Albin Kurti po organizon protesta

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka komentuar protestën e fundit të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” kundër presidentit të Republikës, Hashim Thaçi.

Sipas Gashit, çdo protestë e organizuar nga lideri i LVV-së është bërë për synimet e tij personale, e jo për shtetin.

“Albin Kurti ka dal në protesta edhe në kohë të Ahtisarit  mirëpo aty kanë vdekur njerëz. Albin Kurti ka dal me dhunë edhe ndaj demarkacionit dhe është kalu demarkacioni. Pra, Albin Kurti del në protesta për ta mbrojtur vetën e tij”, është shprehur ai gjatë një interviste për RTK-në. /Indeksonline/