11:09 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Ministri Gashi tregon detaje për operacionin e kërkimit të dy policëve të zhdukur

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi po qëndron në Kaçanik ku njësitet policore, FSK-ja, zjarrëfikësit dhe shumë qytetarë po ndihmojnë në kërkimin e dy policëve të zhdukur mbrëmë në lumin Lepenc.

Gashi ka thënë se Policia ka pranuar menjëherë informatën për rastin në fjalë.

Sipas tij, gjatë kërkimit të dy policëve po ndihmon edhe Bechtel Enka.

“Informata e parë ka ardhë drejtpërdrejt në Policinë e Kosovës. Njësitet përkatëse kanë punuar deri në orën 3:30 minuta, dhe të njëjtit po vazhdojnë edhe sot deri në gjetjen e dy zyrtarëve policorë. Në këtë operacion ndihmë kanë dhënë edhe Bechtel Enka me ndriçim. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me Maqedoninë. Po ashtu janë marrë të gjitha masat e nevojshme”, ka thënë Gashi, raporton ‘Indeksonline’.

Ndryshe, dy policët e zhdukur mbrëmë në Kaçanik, përkatësisht në lumin Lepenc janë Malsor Dashi dhe Armend Trena./Indeksonline/