18:42 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ministri i Arsimit me lajm të mirë: Ratifikohet marrëveshjen mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +”

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi  ka kumtuar një lajm të mire!

Ai ka njoftuar Kuvendi i Kosovës sot ratifikoi Marrëveshjen ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Sipas Bytyqit, ratifikimi i kësaj marrëveshje hapë rrugë për studentët dhe profesorët, institucionet, organizatat dhe individët të cilët me nënshkrimin e kësaj marrëveshje janë të barabartë me konkurruesit tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Njoftimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur miq,

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot ratifikoi Marrëveshjen ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Ratifikimi i kësaj Marrëveshje është një lajm shumë i mirë për faktin se hapë rrugë për studentët dhe profesorët, institucionet, organizatat dhe individët, të cilët me nënshkrimin e kësaj marrëveshje janë të barabartë me konkurruesit tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.