18:22 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministri i Financave sqaron se a janë të përfshirë gazetarët në pakon emergjente

Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka miratuar pakon emergjente, me anë të së cilës do tu ndihmohet bizneseve të ndryshme, në tejkalimin e situatës pas shpërfaqjes së pandemisë covid-19.

Mirëpo ka pas shumë dilema në mesin e gazetarëve se a do të përfshihet edhe kjo kategori, e cila u vlerësua të ketë rol krucial në tërë këtë situatë, duke informuar publikun e gjerë.

“Masat e pakos emergjente i dedikohen çdo punëmarrësi dhe nuk janë të specializuara për një sektorë të veçantë. Rrjedhimisht të gjitha mediat trajtohen si biznese dhe mund të përfitojnë nga masat e qeverisë (masa 3, 10, apo 14)”, ka qenë përgjigja e ministrit përmes rrjetit social facebook.