Ministri i Jashtëm maqedonas: Marrëveshja e Prespës do të jetë një nxitje për Prishtinën dhe Beogradin
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov dha një intervistë për ‘IBNA’ pas takimit të ministrave në Greqi.
Ai u pyet për situatën mes Kosovës dhe Serbisë dhe deklaratën e presidentit Vuçiq se Maqedonia dhe Mali i Zi janë kundër Serbisë, transmeton Indeksonline.
“Ne ende kemi probleme në regjion. Unë shpresojë se ajo që kemi bërë me marrëveshjen e Prespës do të jetë inspirim dhe iniciativë për zgjidhjen e problemeve tjera si dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.”, u shprehë Dimitrov.
“Problemi i një vendit prek gjithë rajonin dhe suksesi i një vendi po ashtu na prek të gjithëve. Është në interesin tonë që të kemi lidhje të mira me të gjitha vendet.”, vazhdoi ministri maqedonas.
“Ne do të bëjmë gjithçka që marrëdhëniet tona me Prishtinën dhe Beogradin të jenë pozitive.”, përfundoi ai.
Marrëveshja e Prespës është marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit të kësaj të fundit./Indeksonline/