11:29 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri i rendit: Rasti i Gashit është në duart e Policisë, mos e politizoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se debati që po bëhen në Kuvend lidhur me gjuajtjen me armë të zv.kryeministrit Gashi, është përzierje në sistemin e drejtësisë.

Sefaj thotë se Policia e ka kryer detyrën  dhe janë proceduar të gjitha veprimet e nevojshme të këtij rasti e tani lënda është në duart e prokurorisë.

Sefaj ka shtuar se kjo temë nuk duhet të trajtohen me terminologji folklorike se në raste të tilla ka pasur edhe viktima./Indeksonline/