75 Mall Live Search
17:32 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri Ismaili reagon pas arrestimit të dy zyrtarëve që keqpërdoren mbi një milion euro!

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të këtij dikasteri qeveritar nga Policia për përfshirje në veprat penale “përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Ismaili me këtë rast është njoftuar menjëherë për arrestimit e dy punëtorëve të dikasterit të tij. Sipas tij, organet e rendit dhe Ministria q ai e udhëheq do marrin të gjitha masat e nevojshme për pezullimin e  zyrtarëve të dyshuar, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, I dyshuari H.D. viti i lindjes 1964, m/k/sh, në cilësinë e U.d. Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se duke mos përmbushur autorizimet e tij ligjore gjatë vitit 2017 dhe 2018 në raport me tërheqjet e avanceve për udhëtimet jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së, të cilat mjete dyshohet se janë tërhequr për udhëtimet zyrtare që nuk kanë ndodhur fare, pra janë fiktive dhe për te cilat nuk ekziston dokumentacion përkatës që e dëshmon arsyen e tërheqjeve. Shuma e keqpërdorimit për vitin 2017-2018 është 132,345.00 (njëqind e tridhjete e dy mije e treqind e dyzet e pese euro).

Ndërsa i dyshuari dytë,  M.R. viti i lindjes 1952, m/k/sh, në cilësinë e Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë ne periudhën 2014-2017  dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare duke lejuar tërheqjen e avanceve për udhëtime jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së e të cilat udhëtime nuk kane ndodhur fare dhe tërheqja e mjeteve është lejuar në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacion përkatës.

Postimi i Ministrit Ismailit në Facebook:

Muaj më parë është njoftuar policia e Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante për dyshimet mbi keqpërdorimin e avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë. Sot u njoftova për reagimin e Policisë dhe arrestimin e zyrtarëve të ministrisë. Duke mbështetur reagimin e shpejtë të organeve të rendit, edhe ne si institucion do marrim menjëherë të gjitha masat për pezullimin e zyrtarëve të dyshuar.

Atë që e kam thënë më herët, po e përsëris prapë. Lufta e jonë kundër korrupsionit dhe krimit është e pakthyeshme, e drejtë, dhe në dobi të qytetarëve.

Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha organet e drejtësisë për tu ofruar gjithçka që kërkohet që kjo çështje të zbardhet në mënyrë që çdo keqpërdorim i parasë publike të ndalet njëherë e përgjithmonë./Indeksnline/