18:07 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministri Ismaili tejet i kujdesshëm, e befason punëtorin e tij për ditëlindje (Foto)

Ditë më parë ai bashkë më ministrin Abelard Tahirin e nënkryetarin e PDK-së Memli Krasniqin u shfaqen tejet me stil në rrugët e Londrës, ndërsa sot ministri i shëndetësisë Uran Ismaili ka treguar që është tejet i kujdesshëm në data të veçanta, shkruan Indeksonline.


Sot këshilltari për media në ministrinë që drejton, Albatrit Matoshi ka pasur ditëlindjen, ndërsa Ismaili ka gjetur kohë dhe ka qenë vet ai që me një tortë në dorë i ka bërë befasi kolegut të tij në ditëlindjen e tij. Gjithsesi ky gjest tregon anën tjetër, atë modeste të ministrit tonë të ri./Indeksonline/