Yllka Kuqi befasohet në ditëlindjen e saj
Yllka Kuqi është një nga këngëtarët më të pëlqyera dhe më të veçanta shqiptare.
Bukuroshja nga Gjakova sot ka ditëlindjen. E në këtë ditë të rëndësishme për të, ajo u befasua nga personat e saj të zemrës.
Këngëtarja përmes disa imazheve të postuara në llogarinë Instagram shihet e lumtur, teksa ka marrë një buqetë me trëndafila dhe gjithashtu tortja e ditëlindjes po ashtu është në formë trëndafili.
Sigurisht kjo befasi i ka pëlqyer tej mase artistes./Indeksonline/