17:16 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / MSH

Ministri izraelit: Guterres nuk meriton të jetë kreu i Kombeve të Bashkuara

Ministri i Jashtëm i Izraelit sulmoi sërish të martën se Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres nuk ishte i përshtatshëm për të udhëhequr organizatën globale, duke thënë se ai nuk kishte bërë mjaftueshëm për të dënuar grupin militant Hamas dhe ishte shumë afër Iranit.

Komentet e tij, të bëra në një konferencë shtypi brenda ndërtesës së OKB-së në Gjenevë, përfaqësojnë një intensifikimin e kritikave të Izraelit ndaj organizmit global.

“Guterres nuk e meriton të jetë kreu i Kombeve të Bashkuara”, tha ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Unë mendoj se Guterres si të gjitha kombet e lira duhet të thotë qartë dhe me zë të lartë: çlirojeni Gazën nga Hamasi. Të gjithë thanë se Hamasi është më i keqi se ISIS. Pse nuk mund ta thotë?” shtoi ai