15:04 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri kosovar, me uniformë ushtarake, rrëshqet në Brezovicë (Foto)

Ndryshe nga zyrtarët e lartë të shtetit, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili kishte zgjedhur një vend jo edhe aq të shtrenjtë për ta kaluar ditën e  hënë, e cila sipas kalendarit shtetëror ishte datë festive.

Së bashku me shoqërinë e tij, ai kishte vendosur që ta vizitonte qendrën më të mirë të skijimit, Brezovicën.

Në disa foto të bëra nga “Indeksonline” i pari i MSH-së shihet i veshur “trashë” me një uniformë ushtarake si dhe me vete normalisht që kishte edhe shkopinjët dhe skijat.

Më poshtë disa foto: