21:26 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ministri kosovar që po e përkrahë idenë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (Foto)

Idenë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama që Kosova e Shqipëria të kenë një president të përbashkët, po e përkrahë një ministër kosovar.

Është Pal Lekaj, ministri i Infrastrukturës ai që ka shprehur dëshirën për bashkimin e të dy vendeve.

“Këto troje u bëfshin me një President, Kryeministër e Parlament. Ëndrra jonë u bëft realitet për nipërit tanë!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Indeksonline.