14:10 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / L K

Ministri Krasniqi: Nga 8.3 milionë euro, Qeveria Kurti ia ndau 1.7 milionë Pejës

Ministri i Administrimit të Pushteti lokal të Qeverisë së Republikës së Kosovës Elbert Krasniqi, e ka quajtur ditë feste, ditën e sotme, meqë bazuar në Grantin e performancës, nga Ministria e tij janë ndarë 8 milion e 300 mijë euro për 11 komuna të Kosovës, për investim të planifikuar gjatë 2024-tës.

Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja janë komunat përfituese nga kjo skemë, e kjo e fundit (Peja) është komuna që ka përfituar më së shumti sipas ministrit Krasniqi.

Ministri Krasniqi ditën e sotme e ka quajtur rast feste e gëzimi, meqë paraja po ju kthehet qytetarëve në investime.

‘Në mesin e 38 komuna të Republikës, me këtë fond prej 8 milion e 300 mijë euro, janë 11 komuna përfituese. Katër komuna, nuk kanë raportuar fare, ato të veriut, për shkak se në kohën e matjes dhe raportit nuk kanë pasur kryetar komunash, janë të njohura rrethanat, ndërsa për 34 të tjera, përfituese janë këto 11-të, pra, Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.’-tha Krasniqi në ‘RADIO 1’.

Tutje Ministri Elbert Krasniqi, deklaroi se nga ky fond, vetëm Peja është përfituese e 1 milion e 700 mijë eurove.

‘Nga Fondi total në fjalë, pra nga 8 milion e 300 mijë euro, nga Qeveria Kurti, 1 milion e 700 mijë ka përfituar Peja dhe ky htë lajm i gëzueshëm për qytetarët e Pejës. Unë ftojë komunat tjera por edhe këto që të jenë në nivel të detyrës sepse grante ka të hapura edhe nga Ministritë tjera të Qeverisë tonë, sikur ajo e Ambientit dhe ka fonde të planifikuara ku përfshihen edhe Kompanitë publike rajonale e nomral krejt këto kthehen në investime për qytetarët.’-shtoi ministri Krasniqi.