19:02 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / OSH

Ministri Krasniqi pritet në takim nga Asociacioni i Komunave dhe Qyteteve të Estonisë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka zhvilluar takime me personalitete shtetërore estoneze, si dhe ka vizituar qendrën e-Estonia, për tu njoftuar nga afër me praktikat e kësaj qendre, e cila ka inspiruar shtete të ndryshme, liderë botërorë, dhe korporata të suksesshme në rrugën e tyre drejt digjitalizimit.

Krasniqi po ashtu u prit në takim nga përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave dhe Qyteteve Estoneze, ku njoftoi përfaqësuesit për fushëveprimin dhe iniciativat e MAPL-së, duke theksuar nevojën e reformave në nivelin lokal dhe ngritjen e kapaciteteve komunale në mënyrë që digjitalizimi të jetë sa më efikas dhe në shërbim të qytetarëve.

“Në anën tjetër, përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave dhe Qyteteve Estoneze, kanë shprehur vullnetin e tyre për të bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovë, në fushën e zhvillimin ekonomik lokal, binjakëzimit në mes të dy Komunave të dy vendeve dhe natyrisht, asistimit të Komunave në digjitalizimin e shërbimeve komunale”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.