20:37 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministri Krasniqi reagon ashpër: Mos shpifni, nuk kam asnjë aktakuzë

Ministri i ri  i Tregtisë dhe Industrisë ka reaguar ashpër pas publikimit të lajmit së ka një aktakuzë për vetgjyqësi.

Vesel Krasniqi ka shkruar se nga kjo aktakuzë është liruar nga institucionet e drejtësisë.

Këtij shkrimi ai ia ka bashkangjitur edhe dokumentin ku e vërteton për këtë gjë.

Sa i përket lajmit se është nën hetime për shitjen e një banese, ai ka thënë se kurrë nuk ka shitur asnjë banesë.

Krejt këto ai ka thënë se po bëhen për të dëmtuar imazhin e tij.

Postimi i plotë i Krasniqit:

REAGIM:

Të nderuar qytetar, përmes këtij reagimi demantoj lajmin e publikuar në disa media se kam aktakuzë për vetëgjyqësi.

Unë kam qenë padrejtësisht i ngarkuar me këtë aktakuzë të cilën edhe veẗ Gjykata Themelore Gjakovë- Dega Malishevë, më datë 02/03/2020, e ka hedhur poshtë̈ si të pa bazë, duke me liruar nga kjo aktakuzë.

Poashtu sonte për herë të parë dëgjova se po hetohem për shitjen e një̈ banese.

Kurrë̈ në jetën time nuk i kam shitur askujt banesë dhe asnjëherë nuk jam marrë me këto gjëra.

Këtij shkrimi po ia bashkëngjis edhe dokumentin si dëshmi që jam i liruar nga aktakuza për vetëgjyqësi.

Konsideroj se shkrimet e tilla të paverifikuara janë̈ tendencioze dhe kanë për qëllim dëmtimin e imazhit tim.