07:11 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Matoshi, ditën e nis me vizitë në Skënderaj

Ditën e djeshme si ministër i ri në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u emëra Fatmir Matoshi.

E, pikërisht ditën e parë si ministër Matoshi ka vendosur ta nisë me vizitën e tij në komunën e Skënderajit, transmeton Indeksonline.

Matoshi  do të vizitojë Komunën e Skenderajt, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Klina”, i financuar nga MMPH.
Ceremonia e fillimit të projektit do të mbahet në hyrje të qytetit, afër zjarrëfikësve, duke filluar nga ora 11:00.