22:20 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri Sefaj apelon qytetarët: Vozisni me kujdes

Ministri i Punëve të Brendshme,Flamur Sefaj u ka bërë apel qytetarëve që të vozisin me kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimri për këtë kohë.

Ministri Sefaj ka lutur qytetarët të mos parkojnë veturat në vende që pengojnë intervenimin e mjeteve për pastrimin e rrugëve, shkruan Indeksonline.

Apeli i ministrit:

Bëj apel te qytetarët që të vozisin me kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me goma dimri dhe pajisje të nevojshme për këtë kohë.
Sot gjatë ditës pjesëtarët e Agjencisë për Menaxhim Emergjent, intervenuan menjëherë pas rrokullisjes së një cisterne me naftë në Llabjan të Gjilanit.
Lus qytetarët që të mos parkojnë veturat e tyre në vende që e pengojnë intervenimin e mjeteve për pastrimin e rrugëve, si dhe intervenimin eventual të zjarrfikësve dhe institucioneve tjera të sigurisë.