23:28 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministri Sefaj paralajmëron masa ndaj policëve që sulmuan Mustafën

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj ka reaguar pas sulmit ndaj drejtorit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, nga dy policët e Kosovës.

Sefaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur shqetësimet ndaj këtij sulmi duke thënë se pas përfundimit të hetimeve do të merren veprime konkrete.

“Rastin e sulmit ndaj kryeshefit të Telekomit të Kosovës jam duke e përcjellur me seriozitet. Pas përfundimit të hetimeve do të dalim me veprime konkrete”, ka shkruar Sefaj në Facebook.