16:28 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri serb: Taksa 100%, hakmarrje për INTERPOL-in

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë, duke thënë se është një vendim politik i cili do të ketë pasoja të mëdha negative.

Ai ka thënë për Tanjug se ky vendim është marrë për shkak të zhvillimeve të djeshme në INTERPOL, transmeton Indeksonline.

“Pasojat janë sigurisht të mëdha, kryesisht ekonomike. Kjo do të thotë pezullim i çfarëdo lloji të tregtisë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Lajiq.

Kujtojmë se pas këtij vendimi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thirrur një mbledhje urgjente të ambasadorëve të shteteve të huaja në Beograd, ndërsa kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka kërkuar ndihmën e Beogradit pas këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës.