12:20 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ministri Tahiri: Viti 2019 do të jetë vit i zbatimit të agjendës ‘Drejtësia 2020’

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka deklaruar se viti 2019 do të jetë vit i zbatimit të agjendës ‘Drejtësia 2020’.

Duke folur për këtë agjendë, si një ndërmarrësi e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë, Tahiri tha se është plan i mbi 100 masave konkrete që ka për qëllim të ndryshojë përvojën e qytetarëve me sistemin e drejtësisë, duke u fokusuar në efikasitet dhe shërbime të mirëfillta, transmeton Indeksonline.

Tahiri shtoi njashtu se institucionet kosovare në kuadër të ‘Drejtësia 2020’ janë duke punuar në klasifikimin, rishpërndarjen dhe përfshirjen e profesioneve të lira ligjore në zgjidhjen e këtyre lëndëve në mënyrë që ky numër i madh i ‘backlogut’ të zgjidhet sa më parë.

Postimi i plotë:

Viti 2019 do të jetë vit i zbatimit të agjendës “Drejtësia 2020” si një ndërmarrësi e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. “Drejtësia 2020” është një plan i mbi 100 masave konkrete që ka për qëllim të ndryshojë përvojën e qytetarëve me sistemin e drejtësisë, duke u fokusuar në efikasitet dhe shërbime të mirëfillta. Masa e parë e “Drejtësia 2020” është reduktimi dhe zgjidhja e lëndëve të vjetra. Rreth 200 mijë lëndë të vjetra vazhdojnë ta ngarkojnë sistemin tonë gjyqësor dhe kjo pengon qytetarët tanë për të pasur një qasje të shpejtë në drejtësi. Qytetari i Republikës nuk mund të vazhdojë të presë edhe më tej me vite për zgjidhjen e lëndëve për shkak të këtyre ngarkesave. Për këtë qëllim, institucionet tona në kuadër të “Drejtësia 2020” janë duke punuar në klasifikimin, rishpërndarjen dhe përfshirjen e profesioneve të lira ligjore në zgjidhjen e këtyre lëndëve në mënyrë që ky numër i madh i backlogut të zgjidhet sa më parë. Jemi të përkushtuar që brenda dy viteve të ardhshme të zgjidhen të gjitha lëndët e vjetra që rëndojnë sistemin, dhe që sistemi ynë të fokusohet në gjykimin në kohë të arsyeshme, ku qytetari nuk do të ketë nevojë të presë me vite për realizimin e të drejtave të tij përmes gjykatës.

#Drejtësia2020 #Masa1 #ZgjidhjaeLendeveteVjetra