75 Mall Live Search
12:29 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri tek ushtarët [Foto]

Ministri i Forcës së sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha i shoqëruar edhe nga  Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, në qastet e ndrrimit të moteve ishin në vizitë në kazermën e FSK-së »Adem Jashari» në Prishtinë, ku vizituan ushtarët në detyrë.

Me këtë rast, Ministri dhe Komandanti kanë uruar  ushtarët dhe oficerët në detyrë, duke ju dëshiruar shëndet, suksese në planin individual, në karrierë dhe ditë edhe më të suksesshme për FSK-në dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

“Është traditë në FSK dhe MFSK që të bëhet  vizita në ndrrimin e moteve tek ushtarët në kazerma, për të nderuar dhe për të uruar ata që janë në krye të detyrës dhe në sherbim të qytetarëve, vendit dhe shtetit, në natën më të gëzuar të vitit”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/