12:36 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministri Todosijevic nuk e njeh “Republikën” e Kosovës (Dokument)

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic është përkujdesur që me rastin e fundvitit tu bëjë ftesë mediave dhe të tjerëve në një koktej rasti në njërin prej restoranteve të kryeqytetit.

Mirëpo, Todosijevic në ftesën dërguar gazetarëve ka “harruar” që nën logon e qeverisë të vendosë fjalën “Republika e Kosovës”, ashtu siç e bëjnë gjitha dikasteret tjera qeveritare, shkruan  Indeksonline

“Ministria e Administrim të Pushtetit Lokal ka kënaqësinë të ju ftojë që të merrni pjesë në ngjarjen vjetore të fundivtit, për të shprehur mirënjohjen për bashkëpunim me partnerët, lidhur me të arriturat e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, gjatë vitit 2017. Me këtë rast, gjithashtu, do të prezantojmë aktivitet dhe preojtetk e planifikuara për vitin 2018”, thuhet në njoftim.